UBT News

Dy fëmijë lëndohen pasi era rrëzon skenën e koncertit në sheshin e Podujevës

Dy fëmijë janë lënduar në sheshin “Katër Dëshmorët” në Podujevë pas erërave të forta të cilat kanë rrëzuan skenën e cila është ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës” në këtë komunë.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se të dy fëmijëve u është është ndihma e nevojshme nga ekipi i QKMF-së.

“Fëmijët gjatë marrjes së shërbimit mjekësor i kanë vizituar, Drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, të cilët nga ekipet mjekësore janë njoftuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Klankosova.tv se me rastin po merret stacioni i Policisë në Podujevë.

Exit mobile version