UBT News

Dy duele interesante në orar për t’u zhvilluar në Ligën e Kampionëve

Sot (e mërkure) në orar për t’u luajtur janë dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në përballjen e parë të vlefshme për fazën çerekfinale, Atletico Madrid pret në shtëpi Borusian e Dortmundit. Me spanjollët që pas eliminimit të Interit me penallti, kërkojnë të sigurojnë një biletë për në gjysmëfinale. Në anën tjetër, dihet se edhe skuadra e Dortmund nuk është lehtë e kalueshme, kështu pritet të kemi një duel mjaftë konkurrues.

Në duelin e radhës, Barcelona udhëton në transfertë ku do të ndeshet me Paris-Saint Germain. Luis Enrique rikthehet të luaj kundër ish-skuadrës të tij, ku edhe do të kërkoj të befasoj, megjithse te dy klubet janë në një formë të ngjashme.

Duelet do të luhen me fillim nga ora 21:00, ndërsa sa i përket përballjeve kthyese janë paraparë të luhen të marten e javës tjetër, 16 prill./UBTNews/

Exit mobile version