Aktori Dwayne Johnson (The Rock) e ka refuzuar publikisht ftesën e kolegut të tij, Vin Diesel, që t’i bashkohet kastës së aktorëve për sezonin e dhjetë (të fundit) të serialit “Fast and Furious”.
Në muajin nëntor, Diesel i bëri ftesë aktorit Johnson përmes Instagramit që ta përsërisë rolin e agjentit sekret Lucas Hobbs për episodet e reja.
Në një intervistë për CNN, Johnson iu përgjigj atij, duke e kritikuar atë për ftesën publike, meqë sipas tij të dy tashmë kishin arritur një marrëveshje privatisht.
“I tregova atij se nuk do të kthehem në serial. Isha i vendosur në fjalët e mia dhe i thashë se do ta mbështesë gjithmonë kastën e aktorëve dhe ofrova mbështetjen time që seriali të jetë i suksesshëm, por s’ka shanca që të kthehem”, deklaroi ai teksa shtoi se ftesa publike e Vin-it ishte një shembull manipulimi.
Dwayne iu bashkua sezonit të pestë të serialit “Fast and Furious”, në vitin 2011./UBTNews