UBT News

Dwayne Johnson e gjen policin që duket identik si ai

Dwayne “The Rock” Johnson më në fund e ka parë foton e oficerit të policisë që duket si ai … dhe tani dëshiron ta takojë!

Aktori 49-vjeçar i Jungle Cruise hyri në Twitter dhe i bëri retweet postimit të një reviste me fotografi të policit (në të majtë) dhe atë të Dwayne.

“Oh shit! Wow. Burri në të majtë është shumë më cool” shkroi Dwayne, duke iu referuar togerit Patrik Eric Fields.

“Qëndroni i sigurt vëlla dhe faleminderit për shërbimin tuaj. Një ditë ne do të pimë @Teremana dhe unë kam nevojë të dëgjoj të gjitha “historitë e tua të The Rock” sepse E DI që i ke”.

Ndërkaq Eric për AL.com tha: “Unë jam quajtur fëmija i dashurisë i The Rock dhe Vin Diesel. Nuk më pengon. Është humoristike dhe lajkatare”.

Exit mobile version