Aktori Dwayne Johnson e ka për zemër rolin e James Bondit!
Në një intervistë për revistën “Esquire”, Johnson zbuloi se ai dëshiron ta pasojë aktorin Daniel Craig në këtë rol të agjentit, meqë gjyshi i tij, Peter Maivia, e luajti rolin e një horri të Bondit në filmin “You Only Live Twice”.
“Po gjyshi im ishte një horr i Bondit… me Sean Connery. Shumë, shumë mirë dhe do të doja të ndiqja hapat e tij dhe të jem Bondi i ardhshëm”, deklaroi Johnson.
Përpjekja e Johnson për t’u bërë Bond-i i ardhshëm vjen pasi aktori Craig është tërhequr nga roli i spiunit britanik, i cili punonte me emrin e koduar 007. Craig reflektoi për karrierën e tij 15-vjeçare si personazhi Bond në fillim të këtij viti në The New York Times./UBTNews