Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë rrugën e tyre drejt medaljes së artë në basketboll për meshkuj, në Olimpiadën “Tokio 2020”.
Të udhëhequr nga Kevin Durant (27 pikë), amerikanët mposhtën në çerekfinale Spanjën, e cila u tregua një kundërshtare e denjë deri në fund, me një Ricky Rubio fantastik, i cili e mbylli ndeshjen me 38 pikë.
Në periodën e dytë, spanjollët patën një avantazh deri në 9 pikë, por me fillimin e periodës së tretë amerikanët morën kontrollin e lojës në duart e tyre, për të mos e lëshuar deri në fund.
Spanja qëndroi “gjallë” deri në fund të ndeshjes, por Amerika rezistoi pa shumë probleme, ndërsa Pau Gasol i dha lamtumirën kombëtares spanjolle me ndeshjen e tij të fundit.