UBT News

“Dune 2” pas dy vjetësh!

Rrëfimi i “Dune” po vazhdon!

Warner Bros njoftoi të martën se pjesa e dytë e filmit “Dune”, do të pushtojë teatrot pas dy vjetësh. Ky film do të publikohet më 20 tetor të vitit 2023.

Pjesa e parë e “Dune”, një film fantastiko-shkencor me yllin Timothée Chalamet, mblodhi rreth 40.1 milionë dollarë në arkat e Amerikës së Veriut këtë fundjavë – duke tejkaluar pritshmëritë prej 30 milionë dollarësh. Kurse në nivel global “Dune” ka arkëtuar 220 milionë dollarë.

Ky film u bazua në romanin e autorit amerikan, Frank Herbert, “Dune”.

Regjisori Denis Villeneuve ishte i bindur se ky film do t’i ketë dy pjesë. Madje në fillim të filmit të parë shkruhej “Dune: Pjesa 1”.

Në këtë film përshkruhet ngjarja e Paul Atreides, një djalë i talentuar dhe fatlum, i cili duhet të udhëtojë në planetin më të rrezikshëm në univers për të siguruar të ardhmen e familjes dhe njerëzve të tij./UBTNews

Exit mobile version