Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi ka pritur në takim ekipin e xhudos së Kosovës në krye me trajnerin Driton Kuka.
Ajo ka uruar ekipin e xhudos për sukseset në këtë vit. Dumoshi ka thënë se si ministre është munduar të punojë që të ofrojë kushte sa më të mira për sportistët që Kosovës po i sjellin suksese në arenën ndërkombëtare.
“Qendra Kombëtare për ekipin e xhudos që ka nisur të ndërtohet është një nga të arriturat që si ministre e vlerësoj dhe kjo qendër pritet të ndërtohet gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë ministrja Dumoshi.
Dumoshi tha se Kosova mund të merret shembull në rajon se si bashkëpunohet me federata sportive.
Driton Kuka falënderoj ministrinë për mbështetjen dhe gjitha institucionet duke e vlerësuar si shumë të mirë bashkëpunimin.
“Po synojmë që të kemi pesë cikle për në olimpiadë dhe të sjellim tituj sa më shumë dhe për këtë na nevojitet edhe mbështetja”, tha Kuka.
Ministrja ka ndarë shpërblimet për Driton Kukën dhe sportistët në bazë të rregullores së ministrisë për arritje të sukseseve ndërkombëtare.