Botuesit e tabloidit britanik Mail kanë rënë dakord të dielën që t’i paguanin kompensim financiar Dukeshës së Sussex Meghan Markle, tri vjet pasi ajo filloi betejën për mbrojtjen e privatësisë për shkak të riprodhimit të letrës së saj të shkruar me dorë babait të saj.
Gazeta botoi një deklaratë në fund të faqes së parë ku u shpjegoi lexuesve se Markle fitoi një mosmarrëveshje ligjore për shkeljen e të drejtave të autorit kundër Associated Newspaper, e cila zotëron Mail on Sunday, për disa artikuj të botuar në Mail On Sunday dhe të transmetuara në Mail Online.
Ata deklaruan se kishin shkelur të drejtat e autorit dhe se kishin rënë dakord për kompensimin financiar.