Dukesha e Kembrixhit është në vetizolim për dhjetë ditë për shkak se kishte kontakt me dikë që rezultoi pozitiv me COVID-19.
Catherine ka qenë pjesë e një shërbimi në Katedralen St Paul, për të festuar punën e infermierëve gjatë pandemisë.
Nga pallati Kensington thonë se ajo nuk ka simptoma, por po i ndjek të gjitha udhëzimet shëndetësore dhe është në vetizolim./UBTNews