UBT News

Dukagjini vazhdon krizën e thellë të Prishtinës

Dukagjini ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim te Prishtina me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Altin Merlaku duke ia siguruar tri pikë të reja skuadrës së trajnerit Ismet Munishi.

Kjo humbje e zhytë në krizë edhe më të thellë Pirshtinën e cila në pesë ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe dy humbje duke mbetur në kuotën e 31 pikëve në pozitën e gjashtë, aq sa tani ka edhe Dukagjini në pozitë më poshtë, transmeton KosovaPress.

Në ndeshjen e ardhshme, klinasit e presin Dritën, teksa prishtinasit përballen me Gjilanin.

Exit mobile version