Ekipi futbollistik, Dukagjini, nga Klina, e siguroi qëndrimin në ligën elitare të futbollit të Kosovës edhe për sezonin e ri, 2022/23.
Në 15 ndeshjet e fundit të sezonit 2021/22 kishin një ecuri mjaft të mirë, duke humbur vetëm një ndeshje, pesë herë të tjera barazuan dhe nëntë tjera korrën fitore.
Vitin e kaluar ishin finalistë të Kupës së Kosovës, ndeshje të cilën e humbën kundër Llapit, por kurorëzuan tjetër sukses, atë të rikthimit në Superligë.
Pas përfundimit të të gjitha xhirove, u mbaron kontrata edhe disa lojtarëve kyç të Dukagjinit si Mentor Zhdrellës, Ergyn Ahmetit, Dren Gashit dhe Ahmed Januzit. Klubi apo lojtarët ende nuk kanë njoftuar për largimin apo qëndrimin e tyre në ekipin nga Klina. /UBTNews/