UBT News

Dukagjini i Dallkut solidarizohet me Ukrainën

Pas ngjarjeve të fundit që u zhvilluan në Ukrainë, ekipi i Dukagjinit nga Klina e shprehën përkrahjen e tyre.

“Ukraina nuk është pjesë e Rusisë. JO LUFTË NË UKRAINË”, ishte mesazhi i lojtarëve bashkë me trajnerin dhe stafin.

Armend Dallku, trajneri i Dukagjinit në të kaluarën ishte futbollist për 11 vite në FC Vorskla Poltava, ekip i ligës ukrainase ku edhe e mbajti shiritin e kapitenit.

Përveç tij eksperiencë atje kanë pasur edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ndihmës trajneri i Prishtinës, Debatik Curri dhe lojtarët e Dukagjinit, Ardin Dallku dhe Ahmed Januzi./UBTNews/

Exit mobile version