UBT News

Dukagjini fiton 0-2 ndaj Ferizajt

Dukagjini ka shënuar një fitore komode në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina arkëtoi pikët e plota pas triumfit 0-2, në një sfidë ku ishte superiore në pjesën më të madhe të lojës. Hekuran Berisha e zhbllokoi rezultatin pas 38 minutash me një supergol, duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Ferizaj pati dy mundësi të mira për të barazuar, por nuk arriti t’i konkretizojë ato. Fitoren e vulosi Dionit Isufi me një tjetër eurogol nga distanca në minutën e 51-të. Gjithçka që arriti Ferizaj ishte goli i nderit, i realizuar nga Betim Haxhimusa në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 41 pikë, ndërsa Ferizaj mban vendin e nëntë me 33 pikë.

Exit mobile version