UBT News

Dukagjin Lipa takohet me Di Caprion: Një nga djemtë më të mirë në botë

Dukagjin Lipa është takuar me njërin ndër aktorët më të famshëm në botë, Leonardo di Caprio, me të cilin edhe ka shkrepur një fotografi.

Babai i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, ka vlerësuar Di Caprion si një nga djemtë më të mirë në botë.

“Duke festuar vitin 2022 me njërin nga djemtë më të mirë në botë”, ka shkruar ai në “Instagram”.

Familja Lipa është parë duke festuar me shumë atmosferë festat e fundvitit, derisa ata kanë ndarë edhe fotografi e video nga stolisja e pemës së krishtlindjeve vitin e kaluar. /KultPlus

Exit mobile version