UBT News

Duka rizgjidhet sërish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Për herë të dytë, futbolli shqiptar do të ketë një përfaqësues në qeverinë e futbollit evropian, respektivisht në UEFA.

Bëhet fjalë për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, i cili zgjidhet për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Duka kandidoi për këtë pozitë krahas 11 kundërshtarëve, të cilët ishin në garë për shtatë vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Presidenti i FSHF-së ishte i pari në renditje sa i përket votave të marra, duke u rizgjedhur me 45 vota nga 55 të tilla në total.

Mandati i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është katër vjeçar.

Exit mobile version