UBT News

Duka i Kembrixhit e mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID

Duka i Kembrixhit, princi Uilliam falënderoi të gjithë punëtorët shëndetësorë që po kontribuojnë në procesin e vaksinimit, pasi ai mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID.

Princi 38-vjeçar, u fotografua teksa po vaksinohej në Londër.

“Të gjithë ju që po kontribuoni në procesin e vaksinimit – faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe po vazhdoni të bëni”, shkroi ai në një postim në Twitter.

Princi Uilliam është në mesin e 37 milionë personave të Mbretërisë së Bashkuar – rreth 70% e popullsisë së rritur – që kanë marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID, sipas të dhënave të fundit të Qeverisë./UBTNews

Exit mobile version