Boksieri shqiptar Florian Marku do të boksojë më 12 dhjetor në Wembley kundër britanikut Alex Fearon.
Dueli do të jetë në mbrëmjen e njëjtë kur do të ndeshet Anthony Joshua me Kubrat Pulevin për titujt e botës në versionet WBA, IBF, WBO e IBO në peshën e rëndë.
Për Markun, që bokson në kategorinë velter, është dueli i tetë në boksin profesionist. Britaniku Fearon ka nëntë fitore e dy humbje.
“Përshëndetje ndjekësit e mi nga e gjithë bota. Ne kemi një luftë këtë të shtunë si parameç i Joshua – Pulevit. Lufta ime do të transmetohet drejtpërdrejt në SkySports dhe jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit këtë vit”, ka shkruar Marku në Facebook./UBTNews