UBT News

Duele interesante këtë mesjavë në Superligën e Kosovës në basketboll

Këtë mesjavë do të luhen dy duelet e mbetura që i përkasin xhiros së katërt së Prince Caffe Superligës së Kosovës.

Peja dhe Bashkimi do të zhvillojnë një ndeshje tejet interesante, me pejanët që kanë tri fitore dhe asnjë humbje deri më tani, kështu duke qenë skuadra e vetme në elitën kosovare të basketbollit pa humbje, gjersa skuadra nga prizreni kanë një fitore dhe tri humbje.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën, në sallën “Karagaçi”, në Pejë, me fillim nga ora 15:00.

Takimi tjetër interesant pritet të jetë ai mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Ylli. Prishtinasit kanë një fitore dhe dy humbje, teksa skuadra nga Suhareka ka tri fitore dhe një humbje. Ndeshja zhvillohet të enjten në palestrën “Don Bosko”.

Prince Caffe Superliga – Java 4

E mërkurë

15:00 Peja – Bashkimi

E enjte

15:00 Sigal Prishtina – Golden Eeagle Ylli

Superliga e Femrave – Java 4

E enjte

16:30 Kosovahome Prishtina – Penza/UBTNews

Exit mobile version