Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbajtur fjalën në Samitin e Komitetit Evropian duke i dhënë rëndësi, paqes në Ukrainë kundër agresionit rus.
Presidentja e Komisionit Evropian, u shpreh se janë të gatshëm të dërgojnë në tryezë presidentin rus, Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“E dimë se ndryshimet që po kalojmë janë historike. Ajo që përceptuam si rend botëror po kthehet në çrregullim botëror i nxitur nga ambiciet imperialiste të Putinit. Kjo është një thirrje për Europën për tu zgjuar. Është artikuluar një sërë herësh, e dimë që duhet të hecim përpara, të ndërtojmë vetë këtë qëndresë tonën. Të zgjerojmë dhe thellojmë rrjetin e partneritetit që kemi në mbarë botën. Kemi mësuar që kur ka kriza të mëdha. Europa është ajo që i jep përgjigjiet.
Të gjitha janë kriza të rënda që na kanë sfiduar por Europa ka dalë prej tyre më e madhe. Europa është bashkuar më shumë në këtë pikë kthese të historisë. Ka qëndruar e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën. Kjo është arsyeja pse KPE është krijuar, për tu mbledhur krah Ukrainës përballë agresionit rus, për të sjellë paqen në kontinent ndërkohë që Rusia e ka lënë Europën.
Fakti që jemi këtu është provë e bashkimit tonë të palëkundur dhe kjo tregon bashkimin dhe vendosmërinë tonë për të ruajtur sovranitetin e Ukrainës.
Gjatë rrugës shumica e anëtarëve të BE-së kanë mbështetur sanksionet ndaj Rusisë dhe ato po japin efekt. Jemi gati për të bërë më shumë për të sjellë Putinin në tryezën e negociatave. Zelensky ka përshkruar gjithë ortekët e ditëve të fundit. Ne duam paqe, po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve. Ka ardhur koha të angazhohemi seriozisht për një gjë të tillë”, tha Von der Leyen.