Yeezy Gap po përjeton një moment që duket se nuk ka gjasa të kalojë së shpejti!
Koleksioni mes markës GAP dhe Kanye West, lansimi global i xhaketës së saj të rrumbullakët në tre ngjyra, në fund të vitit të kaluar shkaktoi një nxitim në internet, pasi fansat e zjarrtë porositën menjëherë pothuajse të gjitha prej tyre.
Kjo duke marrë parasysh se xhaketat kushtonin 200 £, ndërsa disa janë rishitur në Stock-X për trefishin e çmimit origjinal. Por mundësia e blerjeve ishte e vogël, pasi ato u shitën në shumë pak minuta.
Ikona e pop-it, Dua Lipa, ishte njëra ndër ato që mori në dorë njërën nga to. Në postimin e saj të fundit në Instagram, sensacioni i pop-it ka veshur një version blu të xhaketës Yeezy Gap.
Foton ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin “16 DITË!!! Kush do të vie për të parë #FutureNostalgia Tour?”./UBTNews/