UBT News

Dua Lipa zgjedh Shqipërinë për pushime edhe këtë vit

Pas mbajtjes së festivalit Sunny Hill në Gërmi të Prishtinës nga data 4 deri më 7 gusht, ikona e muzikës pop, Dua Lipa, ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë për pushime.

Dua poashtu ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi buzë detit, me përshkrimin “Vajza shqiptare në Shqipëri”.

IG: dualipa

Edhe vitin e kaluar Dua i kishte kaluar pushimet në Shqipëri. Ajo aktualisht po shoqërohet nga familja dhe miqtë e saj.

Kujtojmë se Festivali Sunny Hill do të mbahet edhe në Tiranë, gjatë datave 26 – 28 gusht, ku përveç yjeve të estrades shqiptare do të ketë edhe artistë ndërkombëtarë./UBTNews/

Exit mobile version