UBT News

Dua Lipa vesh fustanin e njejtë si North West!

Para disa ditësh, Dua postoi një galeri fotografish në një fustan të gjelbër neoni të printuar me lëkurë të lopës, mbrapa të prerë dhe një çantë të përshtatshme, transmeton UBT News.

Megjithatë ajo që është vënë re ishte se Dua kishte veshur fustanin e njejtë si North West, kur kishte festuar ditëlindjen e saj të shtatë në Wyoming vitin e kaluar.

Vlen të përmendet se veshjet nuk janë tërësisht të njëjta. Versioni i North nuk kishte prerjen mbrapa, as nuk ndante detajet e rripit.

Us Weekly raporton se veshja është e Mowalola Ogunlesi dhe shitet për mbi 2,000 dollarë./UBTNews

Exit mobile version