UBT News

Dua Lipa shpërndan postimin e presidentes Osmani për të zhdukurit në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, njihet për mbështetjen e saj të pashembullt kur bëhet fjalë për vendin e origjinës, Kosovën.

Së fundi ajo ka shpërndarë një fotografi të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, transmeton UBT News.

Ajo i ka informuar 71 milionë ndjekësit e saj për fatin e 1632 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Presidentja e vendit dhe kryeministri Albin Kurti, vendosen kurora me lule pranë lapidarit të personave të pagjetur në oborrin e Kuvendit të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.

Kjo nuk është hera e parë që Dua ka qenë aktive në përkrahjen e ngjarjeve në Kosovë./UBTNews

Exit mobile version