UBT News

Dua Lipa shihet në shoqërinë e ‘vjehrrës’ Yolanda

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, në shumë ngjarje është treguar se është e afërtë me familjen e të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Ajo duket e pranishme në pothuajse të gjitha ngjarjet familjare apo shoqërore.

Së fundmi, Lipa është parë nën shoqërinë e të dashurit dhe vjehrrës së saj, Yolanda Hadid teksa shëtisnin dhe kalonin kohë së bashku në New York, përcjell UBT News.

Ajo dukej kishte veshur një pallto ngjyrë kafe teksa herë pas here kujdesej për qenin e saj.

Ndërsa disa ditë më parë Dua u pa bashkë me motrën e të dashurit të saj, supermodelen Bella Hadid, në ditëlindjen e vajzës së Gigi Hadid dhe Zayn Malik./UBTNews

Exit mobile version