UBT News

Dua Lipa punëson avokatin e Jay-Z pasi u padit se ka vjedhur këngën “Levitating”

Duke u përballur me një padi për të drejtat e autorit për këngën e saj hit “Levitating”, Dua Lipa ka punësuar të njëjtin avokat që fitoi raste të ngjashme për Katy Perry, Jay-Z dhe Drake.

Dua ka punësuar Christine Leperan dhe firmën e saj ligjore “Mitchell Silberberg & Knupp” për ta përfaqësuar atë në të dyja paditë, përfshirë një të paraqitur në Nju Jork që pretendon se ka vjedhur një këngë disko të vitit 1979 dhe një tjetër në Kaliforni që pretendon se ka vjedhur materiale nga një këngë reggae e vitit 2017.

Lepera është një avokate mbrojtëse në raste të tilla. Vetëm në dy vitet e fundit, ajo ka fituar duke mposhtur raste të ngjajshme kundër Jay-Z dhe Drake.

Kohët e fundit, Lepera fitoi një vendim të suksesshëm, duke e shfajësuar Katy Perryn nga vjedhja e elementeve të këngës së saj “Dark Horse” nga një këngë e mëparshme e quajtur “Joyful Noise”.

Rastet me të cilat përballet Dua Lipa ka të ngjarë të jenë të ngjashme si ajo e “Dark Horse” kundër Katy Perry-t. Kënga e mëparshme mund të tingëllojë si “Levitating”, por ekipi ligjor i Lipës ka të ngjarë të argumentojë se të dyja këngët përmbajnë thjesht elemente të përbashkëta muzikore që nuk mbulohen nga të drejtat e autorit dhe se Dua ishte e lirë t’i përdorte kur krijoi këngën e saj të re.

Në anën tjetër, kantautorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer akuzojnë Dua Lipën se ka kopjuar një këngë të vitit 1979 të quajtur “Wiggle and Giggle All Night”. Ata e quajnë atë pjesë të këngës së saj një “dublikatë” të tyren.

Të dyja rastet janë ende në fazat më të hershme. Lepera, së cilës iu bashkua në çështjet avokatët e Mitchell Silberberg, David A. Steinberg dhe Gabriella Nourafchan Ismaj, fillimisht do të paraqesë një “përgjigje” për rastet në javët në vijim dhe më pas do të lëvizë për t’i hedhur poshtë ato./UBTNews/

Exit mobile version