UBT News

Dua Lipa plot stil në fotot e fundit në Instgram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke qëndruar në kontinentin amerikan këto ditë.

Ajo vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale – gjersa aktualisht numërohet si shqiptarja më e ndjekur në botë në rrjetet sociale si: Facebook, Instagram dhe TikTok.

Dua ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj disa fotografi të reja, të realizuara natën e mbrëmshme.

Ajo është dukur mjaft atraktive e veshur me një kostum ngjyrë portokalli të hapur te pjesa e dekoltesë.

Duke e lënë pjesën e barkut tërësisht të lirshme, Lipa theksoi muskujt e tonifikuar të barkut, ndërsa me modesti mbuloi gjoksin e saj.

Dua Lipa përndryshe është duke vazhduar të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”, i cili theu një tjetër rekord gjatë këtyre ditëve.

Exit mobile version