Ikona 26-vjeçare pati një sukses të madh me hitin e saj të vitit 2020, pasiqë “Levitating” arriti kulmin në vendin e dytë në Billboard Hot 100, duke kaluar 41 javë në top-10, dhe duke u bërë hiti më i gjatë në top 10 nga një artiste, raporton UBT News.
Por një grup i quajtur Artikal Sound System po kërkon të fitojë fitimet nga kënga, sepse ata besojnë se ajo ka “vjedhur” këngën e tyre reggae të vitit 2017 “Live Your Life”.
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, grupi beson se Dua dhe ekipi i saj dëgjuan këngën e tyre dhe “dolën me një kopje”, duke iu referuar ‘Levitating’.
Artikal Sound System ka emëruar gjithashtu label-in e Duas, Warner Records dhe të tjerë si të pandehur dhe po kërkojnë çdo fitim të bërë në këngë, plus dëmshpërblim.
Krijuesja e hitit “One Kiss” së fundmi zbuloi se ka qenë duke punuar për albumin e saj të ri dhe tashmë ka një “vizion” dhe një emër për albumin.
“Ka një vizion. Ka një emër, mendoj – tani për tani. Është thjesht argëtuese të eksperimentosh. Unë gjithmonë do të bëj muzikë pop, por ajo ka tingullin e vet unik, i cili është emocionues”.
“Ne do të shohim se si përparon. Sinqerisht, ndoshta nuk është ajo që fansat e mi duan të dëgjojnë, por unë nuk nxitoj”./UBTNews/