Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, të martën mori pjesë në shfaqjen e filmit kosovar “Zgjoi” në Uashington DC, shkruan UBT News.
Krahas përprahjes që shënoi prezenca e saj, ajo vazhdoi në rrjetet sociale për të lavdëruar filmin në gjuhën shqipe me regji të Blerta Bashollit, ku Yllka Gashi luan rolin kryesor.
“Një film i bukur që tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës”, tha mes të tjerash Lipa.
Ajo shtoi, “Kjo histori e luftës dhe këmbënguljes është ajo që duhet të tregohet. Ajo flet me shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre”.
“Mezi po pres ta shoh atë të triumfojë në Oscar” përfundoi ikona e muzikës pop./UBTNews/