UBT News

Dua Lipa në mesin yjeve me veshjen më me stil

Midis ceremonisë përmbyllëse të Festivalit të Filmit në Kanë, galasë amFAR dhe premierave personale të shfaqjeve të shumta televizive, ditët e fundit personazhet e njohura kanë pasur mjaft arsye për t’u veshur bukur.

Vogue cilësoi Dua Lipan si një ndër personazhet më me stil të veshur këtë javë, transmeton KultPlus.

“Ju mund të mos i keni vërejtur makinat garuese në miniaturë që mbulonin kostumin e Kazablankës që Dua Lipa kishte veshur gjatë pushimeve në Meksikë. Thekjet që i dhanë pastelës së saj ndanin një energji të lehtë që Lipa e shfaqi në fotografitë e saj”- thuhet në shkrimin e revistës amerikane.

Në mesin e yjeve të veshur me stil ishin edhe Timothée Chalamet, Zendaya, Charlotte Lawrence, Liya Kebede, Mati Diop, Lorde, Tilda Swinton, Gemma Chan dhe Noemie Merlant./KultPlus

Exit mobile version