UBT News

Dua Lipa në lidhje me reperin Jack Harlow?

Në një kthesë shokuese, rezulton se shkrimi i një kënge për dikë mund të jetë në fakt një mënyrë e mirë për t’u lidhur me të!

Page Six ka mësuar se Dua Lipa është në lidhje me reperin Jack Harlow – albumi i fundit i të cilit përmban një këngë për yllin kosovar të titulluar sipas saj, “Dua Lipa”.

Harlow ka thënë se përpara se albumi të dilte në maj, ai e thirri Lipën në FaceTime për të marrë bekimin e saj. Dhe, ndonëse ai mori një përgjigje disi të sikletshme, ajo i dha dritën jeshile.

Por duket se pasi u takua personalisht me yllin simpatik të repit në Variety Hitmakers Brunch në Los Angeles në nëntor, ajo mahnitur nga ai dhe sipas Page Six, dyshja kanë qenë në “komunikim të vazhdueshëm” që atëherë.

Ndërkohë, sipas një burimi, “ai ishte shumë i interesuar për të dhe do ta ndiqte [romancën]”.

Burimet thonë se ai madje fluturoi në New York City për t’u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball të premten.

Sipas burimit, “ai do të bëjë më të mirën, pasi ka qenë gjithmonë një fans i saj”./UBTNews/

Exit mobile version