UBT News

Dua Lipa në bisedime që ‘të bëhet superheroina’ e re e DC Comics

Thashethemet bëjnë me dije se ikona e muzikës pop, Dua Lipa, është në bisedime me DC Comics për të sjellë në jetë një nga personazhet e saj, Zatanna.

Lipa tashmë njihet si e preferuara e industrisë së muzikës, e cila i ka hapur rrugë edhe në fusha të tjera si bota e modës, ku është kthyer në një ikonë stili (muza e Donatella Versace dhe stilistëve të tjerë) dhe tani, sipas disa raportimeve nga mediat e huaja, ajo mund të arrijë edhe në universin e superheronjve të DC.

Pak ditë më parë filluan të përhapen thashethemet se këngëtarja me origjinë shqiptare ishte në bisedime dhe negociata për t’u shfaqur në produksionin e ri të DC Comics si heroina Zatanna.

Gjithçka nisi kur një burim i afërt me DC Comics, rrëfeu se producenti dhe Dua Lipa ishin në bisedime, pa dhënë detaje të tjera.

Megjithatë, sipas disa raportimeve të mediave, Dua Lipa nuk do të ishte e vetmja në pamjet e DC që do të sjellë në jetë superheroinën Zatanna, pasi në listë është edhe aktorja Victoria Pedretti (nga seriali ‘You’ i Netflix)./UBTNews/

Exit mobile version