Dua Lipa ka qenë prej kohësh imazh i Puma-s.
Megjithatë tani këngëtarja e njohur kosovare dhe Puma do të lansojnë një koleksion të titulluar në shqip “Flutur”.
Ky koleksion i frymëzuar nga vitet ’90 do përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re, e cila kombinon logon e Puma-s me një flutur.
“Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura. Ato përfaqësojnë shumë, si transformimin, shpresën dhe metamorfozën. Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplotë për mua”, tha Lipa.
Lipa kishte veshur në Grammys një fustan të punuar nga Donatella Versace, i cili në gjoks kishte një fluturë dhe ishte rikrijim i viteve 90-ta.
Kujtojmë se Dua u emërua si imazhi i markës Puma në nëntor të vitit 2020, në krye të fushatës “She Moves Us” që inkurajon gratë të lidhen përmes sportit dhe kulturës.
“Flutur” do të publikohet më 18 dhjetor./UBTNews/