UBT News

Dua Lipa – muza e markës Versace

Kampanja reklamuese e vjeshtës 2021 e markës Versace është e sigurt që do të jetë e suksesshme në të gjithë botën pasi fytyra kryesore është me një nga muzikantët më të të mira momentalisht:
Dua Lipa.

Në imazhet që do të zbulohen duke filluar nga sot, nga Mert Alas dhe Marcus Piggott, artistja fituese e çmimit Grammy ka flokë të gjatë në një hije të re, të kuqe të zjarrtë.

Fakti që Lipa nuk kishte asnjë shqetësim në lidhje me lyerjen e flokëve për xhirimin tregon për vetëbesimin e saj, tha Donatella Versace. “Por ajo gjithashtu më besoi kur e pyeta, ajo nuk hezitoi“, tha ajo duke qeshur, në një intervistë me WWD.

Bjondja ishte banale – edhe pse unë jam bjonde“, tha ajo, përsëri duke qeshur, “dhe e kuqja e zjarrtë është një simbol i pasionit dhe forcës“.

“Ajo udhëheq, nuk drejtohet”
ishin fjalët që Donatella zgjodhi të përshkruante Dua Lipën.

Versace u takua për herë të parë me Lipën në shfaqjen Versus në Londër në shkurt të vitit 2017 dhe këngëtarja ka veshur markën që prej asaj kohe në disa evente të rëndësishme.

Kur u pyet për një besnikëri të tillë, dizajnerja, tha se ajo gjithmonë synon të “krijojë një marrëdhënie personale” dhe “nuk ka të bëjë kurrë vetëm të vishesh një njeri të famshëm për hir të saj. Jam e lumtur nëse mund të bëhem mike, që mund t’i besosh”. Kjo ndodhi me Lipën, tha ajo.

Versace u impresionua së pari nga toni i zërit të artistes, “mënyra se si ajo flet“. Duke u njohur me të, ajo u tërhoq nga qëndrimi i saj ndaj jetës. “Ajo nuk e ka pasur lehtë, ajo ka luftuar për atë që besoi dhe për këtë ka arritur“.

“Gratë e forta kanë qenë gjithmonë frymëzim për Versace dhe mua më pëlqen të krijojë për to”.

Donatella Versace

Ajo më kujton gratë në jug të Italisë, ajo udhëheq, nuk drejtohet“, tha ajo e cila vetë është një jugore, me origjinë nga Kalabria.

Donatella tha se Lipa është “shumë inteligjente”, dhe gjithmonë ka bërë “pyetje interesante dhe të drejtpërdrejta”, dhe për sa i përket modës, gjithmonë ka ditur se çfarë do t’i pëlqente asaj më shumë. “Ajo e njeh veten shumë mirë.”

Dua Lipa dhe Donatella Versace

Versace, megjithatë, tha se ajo gjithmonë përpiqet të përshtatë stilin e saj me personin dhe personalitetin, duke shkëmbyer ide dhe pikëpamje. Ajo pranoi se Lipa madje e ka frymëzuar atë të eksperimentojë me dizajne të reja.

Versace u impresionua gjithashtu nga aftësitë e modelimit të Lipës gjatë xhirimit. “Ajo është shumë elektrike dhe askush nuk i tha asaj se çfarë të bënte, ajo ishte shumë instiktive dhe interpreton veshjen”.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version