UBT News

Dua Lipa merr një rol të rëndësishëm në filmin ‘Barbie’

Këtë javë është zbuluar se Margot Robbie ‘nuk është i vetmi rol kryesor’ në filmin e ardhshëm “Barbie” pasi kastit po iu bashkohen edhe yje të tjerë, siç është këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Dua Lipa është duke bërë lëvizje në botën e filmit dhe ka marrë një rol të madh në filmin e ardhshëm Barbie, kështu është raportuar nga mediat e huaja.

Këngëtarja thuhet se do t’i bashkohet Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan në film pasi bëri debutimin e saj në ekranin e madh në filmin “Argylle”.

Kjo vjen pasi së fundi kanë filluar të qarkullojnë thashethemet se aktorja kryesore Margot Robbie nuk do të jetë e vetmja Barbi në projekt.

“Dua po tregon shpejt se ka shumë më tepër për të sesa thjesht të qenit një yll i popit. Ajo ka një të ardhme emocionuese përpara saj në filma”, tha një burim.

Filmi tashmë i shumëpritur – i cili po xhirohet aktualisht në Mbretëri të Bashkuar – pritet të dal në verën e vitit 2023.

Greta Gerwig ka drejtuar filmin dhe ka shkruar skenarin me Noah Baumbach./UBTNews/

Exit mobile version