Adele, Olivia Rodrigo dhe Dua Lipa ishin ndër yjet e muzikës së zhanrit pop që morën një çmim britanik të martën mbrëma.
Dua Lipa mori çmimin e tretë për artisten më të mirë Pop/RnB. Është çmimi i gjashtë britanik i saj.
“Faleminderit shumë të gjithëve që votuan!!! Edhe pse të gjithë do të donim të ishim në Londër duke festuar kështu me ju – ne kemi bërë prova që të mund të organizojmë një shfaqje për të gjithë ju”, ka shkruar Lipa në Twitter.
Olivia Rodrigo mori çmimin e dytë për Këngën Ndërkombëtare të Vitit me Good 4 U. Duke pranuar çmimin, këngëtarja 18-vjeçare amerikane tha “Vitin e kaluar në Britani ishte performanca ime e parë ndonjëherë, kështu që marrja e këtij çmimi sonte është kaq surreale”.
Çmimi i katërt, për aktin më të mirë Alternativ/Rock, shkoi për kantautorin Sam Fender.
Nominimet për Brit Awards këtë vit shfaqën më shumë femra në më shumë se një dekadë, me 18 artiste femra ose grupe të tëra femrash.