UBT News

Dua Lipa me vallëzimin e saj tradicional, edhe në fokusin e mediave botërore

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa po e vazhdon vizitën e saj në Shqipëri.

Këtë vizitë, Dua e ka shfrytëzuar edhe për të pushuar në bregdetin e jugut të Shqipërisë, bukuritë e të cilit po i promovon vazhdimisht në profilin e saj në Instagram.

Së fundi ajo shpërndarë një video ku shfaqet duke vallëzuar me këngë shqipe, me mbishkrimin “Më trego që je shqiptar, pa më thënë se je shqiptar”.

E gazeta britanike, Daily Mail nuk ka lënë pa komentuar për pushimet e Duas në Shqipëri.

“Dua Lipa dukej se po kalonte një kohë të mrekullueshme të mërkurën përderisa po balanconte një gotë në kokë ndërsa performonte vallëzimin tradicional shqiptar në vendpushimin e saj në Kep Merli.”-thuhet në shkrimin e Daily Mail ku më tutje komentohet paraqitja e Dua Lipës në vendin e origjinës./KultPlus

Exit mobile version