UBT News

Dua Lipa krahas Angelina Jolie e Rihannës në listen e 12 yjeve me paraqitjet më të bukura

Revista prestigjioze e modës, Vogue, ka publikuar një listë prej 12 figurash të njohura të cilat sipas revistës, kanë pasur paraqitjet më të bukura apo janë veshur më së miri vitin që lamë pas.

Disa nga emrat mund të ju habisin, megjithatë jo edhe emri i ikonës Dua Lipa, këngëtares Rihanna apo aktores të shumënjohur, Angelina Jolie.

Këto janë gratë ‘fashionista’ të vitit 2021, sipas Vogue:

LADY GAGA

Nuk është për t’u habitur që emri i Lady Gaga-s të jetë në këtë listë, madje është hera e tretë që ajo është pjesë e listës. Kjo për shkak të zgjedhjes së pazakontë të kostumeve dhe padyshim një arsye e fortë ka qenë edhe fakti që ajo është ndër artistet që nuk është frikësuar të eksperimentojë që nga fillmet e saj.

RIHANNA

Ndonëse ishte kritikuar për veshjen e saj të koordinuar me të dashurin A$AP Rocky në Met Gala këtë vit, ajo prapë mbetet e preferuara e revistes Vogue. Pavarësisht zgjedhjeve të modës që mund të keni, Vogue u tha lexuesve të saj që t’i ‘përuleshin’ stilit të këngëtares!

DUA LIPA

Sikur nuk i mjaftoi që hyri në histori me shumë të arritura në muzikë, ikona me origjinë kosovare, Dua Lipa, vendosi emrin e saj edhe në këtë listë të revistës më të njohur në botë për modë.

Kryqëzimi i këngëtares nga muzika në modë, i dha asaj vëmendje të madhe. Pas Versace, ajo bashkëpunoi edhe me markën e shumënjohur PUMA, ku e titulloi koleksionin e saj “Flutur”.

Me stilin e saj unik, Dua u përshkrua nga Vogue si ‘fytyra e një talenti të ri të modes’.

ZENDAYA

Aktorja e njohur, e cila së fundi ka tërhequr vëmendje me fustanet e saj unike në premierat e filmit “Spider-Man: No Way Home” është gjithashtu pjesë e kësaj liste. Megjithatë, ndonëse Zendaya këtë vit ka pasur më shumë vëmendje për shkak të filmave të suksesshëm në të cilët mori pjesë dhe gjithashtu sezonit të ri të serisë “Euphoria”, vlen të përmendet se paraqitjet e saj në tapetin e kuq kanë qenë gjithmonë të vlerësuara për thjeshtësinë dhe bukurinë.

ANGELINA JOLIE

Jo vetëm që është pjesë e listës, por Vogue i’a kushtoi edhe një artikull aktores para ca ditësh me titullin “Në vitin 2021, Angelina Jolie ripërcaktoi stilin e yllit të filmit”, e që fillon me fjalinë “Angelina Jolie duket e mirë në çdo gjë”. Duke parë paraqitjet e saj këtë vit, me të vërtetë kjo nuk mund të mohohet!

Yjet tjera në këtë listë janë: Kate Moss, Jourdan Dunn, Isabelle Huppert, Gemma Chan, Zoë Kravitz, Cynthia Erivo dhe Nicola Coughlan./UBTNews/

Exit mobile version