Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, krahas suksesit të saj në muzikë po bënë bujë edhe sa i përket paraqitjeve të saj nëpër evente të njohura, shkruan UBT News.
Ikona e muzikës pop e porositi Maximilian Davis që t’i krijonte asaj një fustan të personalizuar për The Fashion Awards 2021.
Duke dëshmuar se ndonjëherë ia vlen të kthesh modën e disa viteve më parë, fustani i zi elegant i Duas e bëri atë të cilësohej si një ndër të ftuarat me paraqitjen më të bukur, e pas saj yjet si Adriana Lima, Shanina Shaik e të tjera.
Revista Vogue shkroi për Duan duke thënë se “Thjeshtësia e saj fliste një mijë fjalë dhe tregoi se nuk keni nevojë të vishni gjithmonë veshjen më të guximshme të viteve 2000 për t’u vënë re. Në vetëm 26 vjeç, ajo nuk është vetëm një kameleone e vërtetë e modës, por edhe më e mençur se vitet e saj”./UBTNews/