Dua Lipa është e njohur për modelet e flokëve të saj. Por balluket e saj së fundi mund të jenë më në trendi ndonjëherë.
Lipa ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, dhe ndryshimi duket i mahnitshëm!
Në postimin e saj, këngëtarja e hitit “Levitating” dëshmoi se asaj i shkon pothuasje çdo stil flokësh.
Stili i saj i ‘ashpër’ ngjason me stilet e viteve të 70-ta, dhe ndjekësit e saj e kanë pritur shumë mirë atë, që u pa nga një numër i madh i komenteve pozitive.
Stili i ri i Lipa-s u krijua nga stilisti i famshëm Chris Appleton, i cili gjithashtu është stilisti i flokëve të Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez. Appleton gjithashtu postoi në Instagramin e tij një selfie të tij me Duan, me mbishkrimin, “Bang Bang”.
Lipa nuk është e vetmja figurë publike që hidhet në trendin e ballukëve kohët e fundit. Vetëm muajin e kaluar, Emma Corrin e The Crown, Phoebe Dynevor e Bridgerton kaluan në këtë trend./UBTNews