Dua Lipa tani mund të shtojë edhe profesionin “modele e pistës” në listën e saj të arritjeve!
Këngëtarja kosovare me famë botërore bëri debutimin e saj në pistë në sfilatën e markës prestigjioze Versace Pranverë/Verë 2022 gjatë Javës së Modës në Milano – dhe ajo jo vetëm që eci në shfaqje, ajo e hapi dhe e mbylli atë, transmeton UBT News.
Dua, e cila aktualisht është fytyra e markës ikonike italiane, për herë të parë u shfaq me një kostum me ngjyrë të zezë.
Për pamjen përfundimtare, Dua kishte veshur një set ngjyrë rozë me dy pjesë.
“Ka qenë një përvojë kaq e jashtëzakonshme për të vazhduar udhëtimin tim me familjen time Versace nga aktrimi në një kampanjë deri në hapjen e shfaqjes! Donatella, ka qenë një ëndërr të ecësh në shfaqjen tënde të bukur”, tha Lipa./UBTNews