UBT News

Dua Lipa dyfishoi pasurinë e saj në 62 milionë dollarë këtë vit!

Sipas një raporti nga The Sun, ikona e muzikës pop fitoi mbi 2.5 milionë dollarë në muaj gjatë vitit të kaluar, përcjell UBT News.

Kjo do të thotë që Dua fitonte 82,000 dollarë çdo ditë, gjë që e dyfishoi pasurinë e saj në harkun e një viti të vetëm. Vlerësimet thonë se ajo kishte rreth 30 milionë dollarë në vitin 2020 dhe tani vlerësohet se ka 62 milionë dollarë.

Sipas dokumenteve të regjistruesit të Shtëpisë së Kompanive të Anglisë, i cili mbledh pasqyrat financiare nga kompani të kufizuara ose të vogla, “Dua Lipa Live LLC” fitoi afërsisht 37 milionë dollarë në vitin 2021.

Këngëtarja e “Levitating” është gati të nisë turneun e saj i cili është vonuar nga pandemia, e që përmban 73 data duke filluar nga shkurti, transmeton UBT News.

Ndërkohë, Dua është duke punuar në albumin e saj të tretë pas suksesit të “Future Nostalgia”. Ajo po përgatitet gjithashtu për të lansuar platformën e saj “Service95”, si dhe podcastin “At Your Service” diku vitin e ardhshëm.

Karriera e suksesshme e ka bërë Duan të fuqishme në mesin e artistëve të tjerë, hiti i saj Levitating u emërua kënga numër 1 në listat amerikane të vitit 2021. Ndërsa albumi i saj “Future Nostalgia”, ishte albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar./UBTNews/

Exit mobile version