Dua Lipa do ti mungojë tapetit të kuq të Met Galas, të mbushur me aparatët e paparacëve të cilët nuk duan të humbasin asnjë moment, transmeton UBT News.
Burime të njohura për TMZ, thanë se këngëtarja e hitit “Levitating” është në mesin e shumë personazheve të famshëm të ftuar në sallën e famshme të mbledhjes së fondeve në New York City këtë muaj, por asaj i është dashur të refuzojë sepse është e zënë me xhirimet për trillerin aksion, “Argylle”.
Filmi do të jetë roli i parë i Duas dhe ajo do të luajë bashkë me disa nga emrat më të mëdhenj në Hollywood si: Samuel L. Jackson, Henry Cavill, Bryan Cranston, Bryce Dallas Howard, John Cena, Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara.
Megjithatë, ajo kishte marrë pjesë në Met Gala në vitin 2019, dhe ishte komentuar shumë për dukjen e saj, përcjell UBT News.
Met Gala do të mbahet me 13 shtator, dhe është njoftuar se do të shfaqen emra të mëdhenjë që përfshijnë Beyonce, Kim Kardashian West, Jennifer Lopez, Rihanna, Harry Styles, Lupita Nyong’o, Camila Cabello, Addison Rae dhe Lewis Hamilton./UBTNews