UBT News

Dua Lipa do të debutojë në filmin “Argylle”

Ylli Dua Lipa do të debutojë në filmin “Argylle”, të regjisorit Matthew Vaughn. Lipa do t’i bashkohet kastës së aktorëve Henry Cavill, Samuel L Jackson, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard dhe John Cena. Po ashtu ajo do të lansojë një këngë që do të jetë kolonë zanore e filmit.

Filmi do të bazohet në një roman spiun që do të lansohet së shpejti me të njëjtin emër nga autori Ellie Conway. Filmi do të ndjekë ‘spiunin më të madh në botë Argylle ndërsa ai është kapur në një aventurë globale’.

Xhirimet janë planifikuar të nisin në muajin gusht, në Evropë. Ky do të jetë i pari nga tre filmat.

Vaughn ka drejtuar, shkruar dhe prodhuar dy filmat e parë “Kingsman”, dhe po plotëson po ato role për të tretin film që do të dalë pak para Krishtlindjeve 2021. Ai gjithashtu drejtoi, shkroi dhe prodhoi filmin “Kick-Ass” (2010) dhe “X-Men: First Class” (2011)./UBTNews

Exit mobile version