Vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik ishte e rrethuar me dashuri në ditëlindjen e saj të parë.
Tezja e saj supermodele, Bella Hadid, dukej e mahnitshme në xhaketë të bardhe, bluzë të shkurtër me ngjyrë të zeza dhe një fund treçerekëshe me ngjyra kuq e bardhë, shkruan DailyMail, transmeton UBT News.
Modelja kompletoi dukejn me një palë çizme të gjata të zeza, syza dielli dhe një qafore, teksa u pa duke arritur në banesën e Gigi Hadid në New York.
Bella ishte e shoqëruar nga mikja e saj, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, e cila është në lidhje me vëllaun e saj dhe Gigit, Anwar Hadid.
Lipa dukej joshëse në veshjen e saj dypjesëshe, e përbërë nga një xhaketë me mëngë të gjata dhe një mini-fund./UBTNews