UBT News

Dua Lipa dhe Anwar Hadid ndahen pas dy vitesh së bashku

Revista The Sun ka raportuar se lidhja dyvjeçare e ikonës së muzikës pop Dua Lipa me Anwar Hadid ka përfunduar pasi “as disa bisedime nuk mundën ta shpëtonin atë”.

Këngëtarja kosovare, 26 vjeçare, dhe modeli, 22 vjeç, tani thuhet se janë ndarë pavarësisht se bënë gjithçka për ta shpëtuar lidhjen e tyre.

Një burim i brendshëm i konfirmoi faqes Deux Moi, se “ndarja e tyre e fundit ishte për të mirë”.

Dua ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Anxhelos, ndërsa Anwar ka qenë në Nju Jork.

Çifti janë bashkë që nga shtatori i vitit 2019, tre muaj pasi ata filluan të takoheshin, duke marrë me qira një apartament në Nju Jork./UBTNews/

Exit mobile version