UBT News

Dua Lipa, artistja më e ndjekur në Britani të Madhe

Të qenit unike po e bën Dua Lipën çdo ditë e më shumë ndër këngëtaret më të kërkuara në botë. Por këtë herë, nuk bëhet fjalë për arritje në industrinë muzikore!

Lipa së fundi ka arritur të bëhet artistja më e ndjekur në rrjetin social Instagram, sa i përket Britanisë së Madhe, me gjithsej 70.3 milionë ndjekës.

Titullin më herët e kishte David Beckham, i cili tani ka mbetur pas Lipës me 67.8 milionë ndjekës.

Dua ka qenë aktive në Instagram që nga fillimi i karrierës së saj, përveç postimeve lidhur me karrierën dhe jetën personale, këngëtarja shqiptare shpeshherë ka përdorur ndikimin e saj për të ngritur vetdijësimin për çështje të ndryshme, ndër to edhe të drejtat e njeriut./UBTNews

Exit mobile version