Pas një viti të suksesshëm me çmime “Grammy” dhe Brit Awards, Dua Lipa ka vazhduar me krijimin e perlave të saj muzikore.
Ylli kosovar i muzikës pop para disa javëve ka lansuar edhe këngën Love Again e cila ka bërë më shumë se 24 milionë klikime, derisa vazhdon suksesin edhe në platforma të muzikës digjitale.
Sonte ajo ka prezantuar një fotosesion që ka bërë për ballinën e revistës “032 C” derisa ajo shfaqet më ndryshe dhe në një stil që nuk e kemi parë.
Dua do të jetë në ballinën e kësaj reviste për muajin korrik.