UBT News

Driton Kuka kërkon nga organet shtetërore vlerësimin e sportisteve

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, në një publikim në rrjetet e tij sociale, ka folur për kryerjen e obligimeve shtetërore ndaj sportistëve para vitit të ri.

Vëmendje ai i ka dhënë sukseseve të arritura këtë vit, konkretisht medaljeve të fituara nga Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka në Evropianin e zhvilluar në qytetin e Pragës.

Por, ai nuk ka specifikuar vetëm xhudistët, por ai ka thënë se janë në pritje të shpërblimeve vjetore, të cilat do të duhej të jepeshin para vitit të ri.

“Distria bashkë me Lorianen janë të vetmet sportiste që sivjet fituan medalje elitare për Kosovën! U kthyen me medalje nga Evropiani në Pragë!”, ka shkruar Kuka.

“Janë në pritje të shpërblimeve shtetërore që u takojnë ligjërisht, por po ashtu së bashku me shumë sportistë e trajnerë në pritje që para Vitit të Ri, t’ju kryhen obligimet e kategorizimit sipas rezultateve të arritura gjatë vitit 2019!”, ka shkruar ditë më parë në rrjetin e tij social, facebook, Driton Kuka./UBTNews

Exit mobile version