FC Drita rikthehet sonte në aksion në garat evropiane, ku do të përballet me skuadrën nga San Marino, Tre Fiori FC, në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Skuadra kampione e Kosovës synon të hedhë një hap të rëndësishëm drejt fazës “play-off”, duke kërkuar rezultat pozitiv në transfertën që do të zhvillohet në “San Marino Stadium” në Serravalle.
Takimi nis në orën 21:00, ndërsa bardhekaltrit do të tentojnë të vazhdojnë ecurinë e mirë në arenën evropiane dhe të krijojnë epërsi para ndeshjes së kthimit.
Ndeshja mes Tre Fiori dhe Dritës zhvillohet sonte në stadiumin “San Marino Stadium”, në Serravalle të San Marinos.
D.L
